QËLLIMET

ECS-BRUSSELS ofron shërbimin e përcjelljes të gjithëmbarshme të çështjeve evropiane, ndërsa në anën tjetër jep dije profesionale në fushën e marrëdhënieve me trupat shtetëror dhe rrethin e biznesit në të gjitha vendet e rajonit të cilat janë të lidhur me zhvillimin e përhershëm të sistemeve politike.

Në Bruksel, ku është selia e ECS-BRUSSELS-it, ekspertët tonë përqendrohen në çështjet e lidhjeve funksionale të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe institucioneve dhe organizatave tjera mësimdhënëse. Falë lidhjeve të formuara me kohë me përfaqësues të shteteve përkatëse, grupeve të interesit dhe fushave përkatëse, kemi përparësi të rëndësishme kur bëhet fjalë për realizimin e qëllimeve strategjike me lobim dhe lidhje në rrjetë.

ECS-BRUSSELS ndihmon në zgjidhjen e problemeve të mundshme të cilët janë rezultat i zbatimit të unionit doganor, përfshijnë të drejtën e garave në treg, të drejtën e pronës intelektuale, instrumentet qëllimi i të cilëve është mënjanimi i pengesave teknike dhe tregtare, lehtësimin e bartjes së teknologjive, si dhe që lufta kundër konkurrencës jo lojale të bëhet efikase. Duke bashkëpunuar ngushtë me klientë të vet, ECS-BRUSSELS i ndihmon në krijimin e planeve strategjike në mënyrë që të shfrytëzohen maksimalisht mundësitë financiare të cilat i ofron Bashkimi Evropian, dhe gjatë kësaj shfrytëzon aleatët e vet dhe kontaktet të cilët i kanë ndër persona të cilët janë vendim marrës.

Ndihmojmë klientëve që të kuptojnë se si vepron Bashkimi Evropian si dhe cilët janë çështjet të cilët ndikojnë në punën e tyre. Pastaj zhvillojmë strategjitë me të cilët i realizojnë qëllimet e politikave të tyre.

ECS-BRUSSELS me kujdes të veçantë i përcjellë zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ligjshmërinë në të gjitha sektorët kyçe në mënyrë që të mundëson zbatimin më të mirë të mundshëm të përshtatjes me qëllim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Me këshilltarë në Bruksel, Zagreb, Sarajevë, Beograd, Shkup, Podgoricë, Kiev, Prishtinë dhe Tiranë, ECS-BRUSSELS mund të ofroj dije profesionale në fushën e biznesit ndërkombëtarë, së bashku me njohuritë mbi burokracinë lokale, me çka mund të përkrahë interesin e biznesit të klientëve të vet në rrethin politik dhe të biznesit në këtë rajon.

Shtetet kandidate për anëtarësimin në BE, shtetet kandidate potenciale dhe fqinjësia evropiane në Evropën Lindore edhe më tutje paraqesin tregun i cili zgjerohet gjithnjë më shumë dhe ardhmëria e të cilit është në Evropë. Ne në këtë hapësirë klientëve të vet nga rajoni dhe Evropa i ofrojmë një varg të shërbimeve unike të cilët bazohen në njohjen e mirë të tregut kombëtar, ligjshmërisë masëdhënëse dhe mënyrës se si tregu funksionon. Kontaktet të cilët i kemi në trupat shtetëror dhe nëpunësve shtetëror në pozitat e larta në të gjitha shtetet e rajonit na mundësojnë që të përcjellim dhe zgjidhim një mori të rasteve të cilët kanë të bëjnë me investimet, tregtinë dhe harmonizimin me kërkesat e Bashkimit Evropian.