Services

Përkundër ambicieve të ndryshme në çdo shtet të rajonit lidhur me afrimin e tyre gradual me Bashkimin Evropian, të gjitha këto vende duhet të aprovojnë shumë rregulla ligjore në kuadër të përshtatjes me trashëgimin juridike të Bashkimit Evropian. Nuk ka dyshim se ndryshimet në kornizën ligjdhënëse drejtpërsëdrejti ndikojnë në biznes, pasi që ato shkaktojnë ndryshimet e mëdha në dinamikën ekonomike. Për atë arsye është e nevojshme të përgatitet vlerësimi i efektit të këtij zhvillimi, duke marrë parasysh këtë faktor të jashtëm, si dhe zhvillimin e brendshëm dhe veçoritë e çdo vendi sipas të cilës qasja në BE dallon prej rrethit të mëparshëm të zgjerimit. Si përparojnë bisedat dhe sa më shumë akte të reja ligjore aprovohen dhe ndërtohen në sistemin juridik të vendit përkatës, këto janë ndryshimet në rrethit ekonomik dhe është gjithnjë nevoja më e madhe për vlerësimin e efekteve të fazave të ardhshme të zhvillimit të proceseve integruese.

Gjatë punimit të vlerësimit të efekteve së pari përqendrohemi në analizën e përgatitjeve dhe bisedave në të gjitha sektorë që të përcaktojmë cilat janë normat dhe rregullat me rëndësi për bashkësinë e biznesit dhe të lidhim sektorët e veçantë të biznesit dhe vështirësitë e mundshme. Në këtë mënyrë fitojmë kornizën brenda të cilave ECS-BRUSSELS mund të përcakton metodën më të përshtatshme për vlerësimin e efekteve për secilin sektor të veçantë, pasi që për secilin sektor përkatës është e nevojshme të vlerësohet efekti me përdorimin e qasjes së ndryshme. Pasi që përzgjedhim metodën përkatëse, vetëvlerësimi i efektit bëhet nëpër sektorë të veçantë, dhe përfshin vlerësimin e gjendjes të efekteve të pritura, masat e mundshme të cilat pengojnë efektet dëmtuese dhe njëkohësisht mundësojnë shfrytëzimin e mundësive potenciale. Në fund rezultatet e një analize të këtillë i dorëzohen përdoruesit në një formë më të lehtë dhe me të kuptueshme.

Mbështetemi në lobimin e integruar të BE-së, çka do të thotë se tri institucione më të rëndësishme të BE-së kyçen në planifikimin strategjik. Një planifikim i tillë përfshinë edhe qëndrimet nacionale të secilit shtet anëtarë, respektivisht bashkëpunimin me institucionet nacionale përkatëse dhe partnerët.

Duke respektuar kornizën ligjore dhe njohur filozofinë e funksionimit të sistemit dhe institucioneve të Bashkësisë Evropiane dhe përparësitë kualitative na mundësojnë që saktësisht të orientojmë veprimet tona, lidhjet partnere dhe bashkëpunimin me grupet profesionale të interesit.

Lidhja në rrjetë është përkrahja në formë të krijimit të kontakteve me personat të cilët janë vendim marrës në politikë, media dhe shoqërinë civile. Bashkë me këtë, ofrojmë edhe këshillat mbi zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave përkatëse të kontakteve.

Ofrojmë përkrahje dhe këshilla në pikëpamje të pranisë në BE. Me qëllim të fitimit të pozitës më të mirë të mundshme në krahasim me institucionet e BE-së. Këtu përfshihet edhe shkollimi i nëpunësve në fushën e lobimit në BE. Përfaqësimi institucional është njëra prej veprimtarive të rëndësishme në Bruksel në të cilat klientët tonë në mënyrë të drejtpërdrejtë i kyçim në procese të lidhjes në rrjetë dhe lobimit, po ashtu jemi të gatshëm të ofrojmë edhe tërë infrastrukturën e nevojshme.

Përcjellja nënkupton vështrim të përhershëm dhe hulumtimin e zhvillimit, vendimeve, temave dhe programeve në fushat e caktuara të cilat drejtpërsëdrejti ose jo drejtpërsëdrejti ndikojnë në organizatën përkatëse ose ndërmarrje. Kjo nënkupton bashkëpunimin ditor me grupet relevante profesionale dhe të interesit, përmbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe dokumenteve, si dhe përcaktimin e kanaleve të komunikimit dhe planeve të lobimit. Nëpërmjet të njohjes të temave aktuale dhe çështjeve në fazë të hershme, sistemi i përcjelljes të përhershme mund të shërbej edhe si sistem i njoftimit të hershëm i domosdoshëm për zbatimin e përshtatjeve strategjike.

Puna hulumtuese politike dhe e biznesit është pjesë përbërëse e veprimtarisë tonë. Ofrojmë shërbimin i cili bazohet në informim të mirë, çka rezulton me ekspertiza të përdorshme dhe informata të përshtatura secilit përdorues. Informatat e përmbledhura biznesi janë me vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe ndihmojnë në drejtimin e strategjive të biznesit, formimit të porosive kyçe dhe përcaktimit të masave kuantitative dhe kualitative të cilat çmohen nga klientët tonë.

Këshillimi strategjik ofron analizën e rrethit të biznesit aktual ligjor, institucional, si dhe efektet e pjesëmarrësve të caktuar dhe interesave ekzistues brenda Bashkimit Evropian dhe institucioneve të saja ose në institucione në vendet e rajonit. Qëllimi është përcaktimi i diapazonit brenda të cilit nëpërmjet të mendimit të vendimeve të ndryshme të mundura mund të përzgjidhet zgjidhja optimale. Niveli i mirë i komunikimit dhe koordinimit me partnerë kompetentë dhe me burimet të rëndësishme të informacioneve është parakusht për arritjen e suksesit në këtë fushë.

Marrëdhëniet me investitorët, respektivisht kualiteti i komunikimit me pronarët potencial dhe me ata ekzistues, është bërë detyrë e rëndësishme për secilën drejtori.

Perspektiva afatgjate dhe besueshmëria janë elementet kyçe të komunikimit me tregjet financiare. ECS-BRUSSELS me bashkëpunëtorët me përvojë në fushën e këshillimit financiar jep një varg të shërbimeve prej ristrukturimit financiar dhe partneritetit privat publik deri tek hulumtimi i tregut.

Shërbimi i gjetjes të mjeteve përfshin shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian për strukturë dhe qasje, por edhe përcjelljen e programeve evropiane dhe mundësive tjera për financim. Ky shërbim siguron edhe përkrahjen gjatë punës së përbashkët me personat të cilët janë vendim marrës në fazat e ndryshme të planifikimit të programeve të reja dhe proceseve ligjdhënëse. Bashkë me këtë, shërbimi ynë i gjetjes të mjeteve ofron ndihmë në përpunimin e propozimeve të projekteve, ndërmjetësimin ndërmjet faktorëve të ndryshëm dhe partnerëve potencial dhe ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të reja strategjike çka mund të zgjerohet edhe në përkrahjen gjatë zbatimit të bisedimeve mbi marrjen.

Manifestimet janë elementi kyç për vendosjen e njohurive me organizatat dhe ndërmarrjet tjera. Ato janë mundësi e shkëlqyeshme për vendosjen e kontakteve dhe dialogëve me personat vendim marrës në politikë dhe ekonomi. Shërbimi ynë përfshin edhe ndihmën dhe përkrahjen në planifikimin dhe zbatimin e proceseve të manifestimeve ndërkombëtare.

ECS-Brussels ofron programet e përshtatura të edukimit i cili do të rritë nivelin e aftësisë të drejtorëve dhe nëpunësve në ndërmarrjet të caktuara dhe organizata, veçanërisht në fushën e çështjeve evropiane, përshtatjeve tregtare dhe teknologjike si dhe rritjes të efikasitetit dhe konkurrencës.

Këshilltarët tonë të cilët punojnë me drejtorët ofrojnë dije profesionale, punë me mentorët, edukimin dhe referencat. Programi i ndërtimit të kapaciteteve kanë të bëjnë me veprimtaritë qëllimi i të cilëve është përmirësimi i aftësisë të organizatave në misionin e vet ose rritjen e aftësisë të ndonjë personi që të përcakton dhe realizon qëllimet e veta ose punën e vet më mirë. Kur është fjala për organizatat, ndërtimi i kapaciteteve mund të nënkupton cilin do formë të veprimtarisë së tyre: drejtimin më të mirë, udhëheqje, misionin dhe strategjinë, zhvillim dhe zbatim të programit, mbledhjen e mjeteve, partneritet dhe bashkëpunim, vlerësim, lobim dhe ndryshimin e politikës, marketing, pozicionim, planifikim etj.

Hulumtimet dhe analizat në fushën e çështjeve evropiane dhe strategjive të korporatave zbatohen nëpër temat e caktuara, në bazë të vështirësive të caktuara, ose duke përcjellë mënyrën e marrjes të vendimeve, varësisht prej asaj se çka është më e përshtatshme në situatën e dhënë. Qëllimi është të krijohen njohuritë përkatëse të cilat pastaj munden në mënyrë të caktuar të shfrytëzohen.

Të gjitha proceset politike dhe ekonomike në të gjitha vendet e rajonit padyshim janë të lidhur me dinamikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian në përgjithësi. Ndërmarrjet dhe organizatat në cilën do vend të rajonit do të gjejnë interesin e vet në përcjelljen e njërit prej katër hapave kyçe në marrëdhëniet e veta përkundër Bashkimit Evropian:

  • marrëdhëniet të favorizuara me shtetet fqinje të BE-së
  • përgatitjet për anëtarësim
  • periudha e qasjes
  • periudha pas qasjes